Bota

Kryeministri i Ukrainës fton Papa Françeskun të vizitojë vendin, kërkon ndihmë për fëmijët e dëbuar

Shmyhal tha se diskutoi planin e paqes në Ukrainë dhe ndihmën nga Vatikani për të përmbushur të gjitha hapat e planit të paqes të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

27 Prill 2023, 13:13 Nga f.i
Kryeministri i Ukrainës fton Papa Françeskun të vizitojë
Denys Shmyhal dhe Papa Françesku

UKRAINË- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ka ftuar Papa Françeskun të vizitojë vendin. Mediat e huaja raportojnë se gjatë një telefonate me Papën, Shmyhal tha se diskutoi planin e paqes në Ukrainë dhe ndihmën nga Vatikani për të përmbushur të gjitha hapat e planit të paqes të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Gjithashtu gjatë bisedës Shmyhal i kërkoi Papës ndihmë për kthimin e fëmijëve të çuar me forcë në Rusi.

"E ftova personalisht të vizitojë Ukrainën. Për shembull, kërkova pjesëmarrjen, ndihmën nga Vatikani për kthimin në Ukrainë të fëmijëve, disa prej të cilëve jetimë, të cilët i çuan me dhunë, kryesisht në Rusi,"- tha Shmyhal.

Më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë deportuar në Rusi që nga pushtimi i shkurtit 2022, sipas Kievit, me shumë prej të cilëve dyshohet se janë vendosur në institucione dhe shtëpi kujdesi. Rusia i mohon akuzat, duke thënë se në vend të kësaj ajo ka shpëtuar fëmijët ukrainas nga tmerret e luftës.

Papa Françesku, 86 vjeç, ka thënë më parë se dëshiron të vizitojë Kievin, por edhe Moskën në një mision paqeje.

papa françesku denys shmyhal

Sondazh

Poll