Bota

Të dëshpëruar nga ekonomia pas COVID-19, të rinjtë në Kinë falen në tempull për të gjetur punë

Vizitat në tempull janë rritur me 31 për qind këtë vit krahasuar me vitin 2022. 

27 Prill 2023, 14:36 Nga a.l
Të dëshpëruar nga ekonomia pas COVID-19, të rinjtë
Tempulli në Kinë

KINË- Qindra të rinj janë mbledhur në tempujt në Kinë gjatë fundjavave, duke u lutur për të gjetur punë pasi ekonomia e vendit po rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit. 

"Shpresoj të gjej pak paqe në tempuj," tha 22-vjeçari Wang Xiaoning, duke treguar se është në një situatë të vështirë dhe duhet të gjejë sa më shpejt punë pasi kostot e strehimit janë të paarritshme.

Wang është në mesin e një numri rekord prej 11.58 milionë të diplomuarsh universitarë, të cilët përballen me krizën e tregut të punës pas karantinës së "zero COVID-19" të vitit të kaluar, bllokim i cili ka goditur sektorët e teknologjisë dhe arsimit, shkruajnë mediat e huaja. 

Vizitat në tempull janë rritur me 31 për qind këtë vit krahasuar me vitin 2022. 

Ekonomia është rikuperuar që kur u hoqën kufizimet e COVID-19 në dhjetor, por punësimi po udhëhiqet nga industritë e hotelierisë dhe të udhëtimit të goditur nga pandemia, të cilat ofrojnë paga të ulëta. Autoritetet e arsimit thanë se numri i të diplomuarve për master dhe doktoraturë në Pekin është rritur. 

tempulli ne kine

Sondazh

Poll