Bota

Ankand i pazakontë në Francë/ Në shitje objektet e luksit të trafikantëve të drogës

Nga atletet dhe çantat e Gucci, Yves Saint-Laurent dhe Vuitton e deri te pizhamet e mëndafshta Dior dhe orët Rolex, janë artikujt e ekspozuar.

27 Prill 2023, 14:58 Nga f.i
Ankand i pazakontë në Francë/ Në shitje objektet e luksit
Lamborghini

FRANCË- Një ankand i pazakonë po zhvillohet në një gjykatë në Francë. Mediat e huaja raportojnë se dhoma e gjykatës, e rezervuar zakonisht për procedura serioze ligjore, ishte e mbushur me oferta të shumta dhe pjesëmarrës online, me mbi 11,000 njerëz, të gjithë në garë për blerë një nga asetet e sekuestruara të trafikantëve të drogës.

Nga atletet dhe çantat e Gucci, Yves Saint-Laurent dhe Vuitton e deri te pizhamet e mëndafshta Dior dhe orët Rolex, janë artikujt e ekspozuar. Në një sallë gjyqi ngjitur, rreshtat e këpucëve Louboutin shkëlqenin dhe vitrinat shfaqnin bizhuteri të shkëlqyera dhe monedha ari. Por, spektakli i vërtetë ishte Lamborghini i bardhë i parkuar pikërisht përballë gjykatës, me një çmim fillestar prej 160 mijë eurosh.

Fondet e mbledhura nga ankandi do t’i dhurohen misionit ndërministror për luftën kundër drogës dhe varësisë (Mildeca), për të mbështetur përpjekjet për të luftuar trafikun e drogës dhe për të ndihmuar personat  e varur nga droga.

ankandi ne france

Sondazh

Poll