Bota

Zyrtari i partisë së Vuçiç: Qeverisja e SNS po e dërgon Serbinë në izolim ndërkombëtar

Sipas Shormazit, politika e jashtme e Serbisë vazhdon të jetë e gabuar dhe se për këtë ka ngecje në integrimet evropiane.

27 Prill 2023, 14:32 Nga I.A
Zyrtari i partisë së Vuçiç: Qeverisja e SNS po e
Aleksander Vucic

SERBI- Zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz tha se një ndryshim në politikën e jashtme, siç ka paralajmëruar presidenti Aleksandar Vuçiq, do ta çonte Serbinë në izolim dhe katastrofë ndërkombëtare. Sipas Shormazit, politika e jashtme e Serbisë vazhdon të jetë e gabuar dhe se për këtë ka ngecje në integrimet evropiane.

“Dje, në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian na u tha qartë se nuk do të ketë vazhdim të integrimeve evropiane derisa të pajtohemi plotësisht me sigurinë dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Nëse zbatohet paralajmërimi i presidentit Vuçiq se Serbia do të respektojë reciprokisht integritetin territorial të vendeve që respektojnë integritetin e Serbisë, kjo do të na çojë në vetë-izolim, siç ishte në vitet 1990”, tha Shormaz.

Ai pohon se në mënyrë që Serbia të shmangë këtë, duhet të vendosë menjëherë sanksione ndaj Rusisë dhe të aplikojë për anëtarësim në NATO. Shormaz thekson se Serbia dhe Kosova do të duhet të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Detyra e politikanëve është të punojnë në interes të popullit. Nëse paralajmërimi i Vuçiqit për ndryshimin e politikës së jashtme zbatohet, por nuk mund të besoj se do të zbatohet, Serbia do të ndahet nga Evropa dhe SHBA-ja”, theksoi Shormaz.

dragan shormaz aleksander vucic

Sondazh

Poll