Sport

Frika nga përplasja e tifozëve në derbin e Manchesterit, ndryshon orarin e ndeshjes pas 12 vitesh!

Së fundmi është vendosur edhe orari në të cilin do të mbahet finalja. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sfida nuk do të luhet pasdite dhe nën dritat e prozhektorëve pasi do të startojë në orën 15:00 të drekës.

26 Prill 2023, 17:43 Nga DOSJA
Frika nga përplasja e tifozëve në derbin e Manchesterit, ndryshon

ANGLI - Më datë tre qershor në stadiumin legjendar të Wembleyt do të zhvillohet finalja e FA Cup mes Manchester United dhe Manchester City. Një derbi e bën finalen edhe më të ethshme teksa “Djajtë e Kuq” pavarësisht se janë në një sezon që konsiderohet si tranzitor nën drejtimin e Erik ten Hag, ia kanë dalë të fitojnë Kupën e Ligës dhe synojnë trofeun e dytë.

Nga ana tjetër, The Citizens konsiderohen si një nga skuadrat më të mira në Europë dhe trajneri Pep Guardiola synon të zgjerojë listën e trofeve me Cityn. Së fundmi është vendosur edhe orari në të cilin do të mbahet finalja. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sfida nuk do të luhet pasdite dhe nën dritat e prozhektorëve pasi do të startojë në orën 15:00 të drekës.

Kanë qenë autoritetet e rendit ato të cilat kanë “shtyrë” organizatorët e ndeshjes që të ndryshojnë orarin pasi kur bëhet fjalë për një derbi, tensioni mes tifozëve është gjithnjë prezent dhe në orarin e vona policia nuk merrte përsipër sigurinë. Hera e fundit që një finale e FA Cup u zhvillua në orën 15:00, ishte para 12 vitesh, aty ku sërish gjendej Manchester City. Këta të fundit fituan ndaj Stoke City ( 1-0, shënoi Yaya Toure) dhe tashmë do të synojnë që të mposhtin edhe rivalët e së njëjtit qytet me orarin që mund t’iu rezervojë sërish fat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll