Sport

Masia “Muzeu i Messit”, gjetja e Barcelonës për të mbuluar transferimin e ‘Pleshtit’…

Sipas ‘AS’, Barcelona po planifikon të krijojë ‘Muzeun e Messit’ në zonën ku shtrihej Masia, në mënyrë që të gjejë fondet shtesë për të përfunduar rikthimin madhështor të argjentinasit në klub.

26 Prill 2023, 16:16 Nga DOSJA
Masia “Muzeu i Messit”, gjetja e Barcelonës për të

SPANJE - Kthimi i Lionel Messit në “Camp Nou” është tani prioriteti numër 1 i Barcelonës përpara sezonit të ri. Ajo që nisi si një sekret i përbashkët verën e kaluar, ka evoluar në lëvizje praktike që synon blerjen e legjendës argjentinase pas dy vitesh.

Brenda këtij konteksi është takimi i Juan Laporta me babain e Messit, Jorge, mesazhet e Xavi për ish-bashkëlojtarin e tij si dhe propozimi që dyshohet se është hartuar për një kontratë dyvjeçare.

Pyetja kryesore është se si Barcelona do të arrijë të gjejë paratë e nevojshme për të bindur Messin nga njëra anë nga pikëpamja financiare dhe nga ana tjetër për të marrë përthithjen e tij në buxhetin e përgjithshëm të miratuar nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas. Dhe sipas “AS”, plani i Barçës  përfshin ndërtimin e “Muzeut të Messit”!

Siç raporton gazeta spanjolle, drejtuesit e Blaugranas planifikojnë të transformojnë Masia-n e vjetër, ambientet pranë "Camp Nou", pra që strehonte Akademinë e famshme deri pak vite më parë, në "Hapësirën Messi".

Muzeu i klasit botëror, i pajisur me teknologjitë më të fundit, i cili sipas planit të biznesit do të tërheqë mijëra turistë dhe fansa, si dhe do të sjellë burimet e nevojshme shtesë për të mbuluar kontratën e superyllit 35-vjeçar, e cila gjithsesi është e reduktuar në vlerë në krahasim me vitin 2021, vlerësohet se do të sigurojë fitime prej 25 milionë euro në vit.

Megjithatë, ky plan nuk e mohon kushtin tjetër të rëndësishëm për transferimin e Messit, që është krijimi i hapësirës së nevojshme në buxhet që La Liga të hapë dritën jeshile.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll