Sport

"Njerëzit shkojnë te psikologu, sepse nuk pranojnë që frika është pjesë e jetës sonë"

Pep Guardiola komentoi se ankthi funksionon në mënyrë konstruktive, duke argumentuar se njerëzit nuk pranojnë që frika është pjesë e jetës dhe kjo është arsyeja pse ata i drejtohen psikologëve.

26 Prill 2023, 16:33 Nga DOSJA
"Njerëzit shkojnë te psikologu, sepse nuk pranojnë që

ANGLI - Manchester City pret Arsenalin në “Etihad” të mërkurën mbrëma (21:00) në një ndeshje mjaft vendimtare, pasi me fitore ‘Qytetarët’ do të ulin në dy pike diferencën, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Përpara derbit, Pep Guardiola foli për ankthin që ka skuadra e tij, të cilën e konsideron si normale dhe të dobishme.

“Është një shenjë e mirë të jesh pak nervoz, njerëzit kërkojnë psikologë sepse nuk pranojnë që nervozizmi është pjesë e jetës sonë. Ankthi është pjesë e jetës sonë, të kesh frikë është pjesë e jetës sonë. Më pëlqen të jetoj këtë lloj adrenaline. Në fund fle mjaft mirë”, tha trajneri spanjol.

Pep shtoi: "Ne nuk mund të jemi perfekt. Nuk ka perfeksion në futboll. Kundër skuadrave kryesore, niveli i juaj duhet të jetë i lartë, sepse ata e kërkojnë atë.

Arsenali e kërkon këtë nga skuadrat e tjera. 4-1 ndaj Bayernit ishte fiktive. Kjo nuk ishte fotografia në dy ndeshjet. Nuk e di nëse ky (niveli i performancës) do të jetë i mjaftueshëm sot, apo do të arrijmë në finalen e Champions League”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll