Sport

E dashura e Dele Allit, Cindy Kimberly, midis ‘Top-100’ bukurosheve të botës… (foto)

Cindy Kimberley, e dashura e yllit anglez të Beşiktaşit, Dele Alli, e ka parë emrin e saj në mesin e 100 femrave më tërheqëse të globit

26 Prill 2023, 17:39 Nga DOSJA

E dashura e Dele Allit, Cindy Kimberly, midis ‘Top-100’ bukurosheve

ANGLI - Në fillim të sezonit Besiktasi huazoi lojtarin e kombëtares angleze Dele Alli nga skuadra e Evertonit. Edhe pse i ardhur me shumë shpresa, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë në klubin e Stambollit. 

I zhgënjyer me paraqitjen e tij vitet e fundit, lojtari tashmë është në rendin e ditës, më shumë për të dashurën e tij Cindy Kimberley, sesa për futbollin.

E lindur më 16 nëntor 1998, Cindy Kimberley, ka lindur në Amsterdam të Holandës. Jeta e saj ndryshoi në vitin 2016, kur ndau një foto të këngëtarit kanadez Justin Bieber, ku u njoh papritur nga e gjithë bota.

Për modelja 24-vjeçare, më parë është pretenduar se është në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Cindy, e cila shprehet se është gjysmë spanjolle dhe gjysmë indoneziane, është një bukuroshe hibride. Ajo ka 7 milionë ndjekës në Instagram dhe prej kohësh është në një lidhje me futbollistin Dele Allin.

Modelja e ardhur për të parë ndeshjet e Dele Allit para dëmtimit të tij, ka deklaruar se e pëlqen shumë Stambollin. Çifti Dele Alli-Cindy Kimberley poston shpesh fotot e tyre në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Pati një zhvillim të mirë javën e kaluar për Cindy Kimberley. E dashura e futbollistit u përfshi në listën e 100 femrave më tërheqëse në botë të revistës Maxim javën e kaluar.

Ndërsa lista prestigjioze përfshinte emra si Margot Robbie, Beyonce dhe Emily Ratajkowski, modelja Cindy Kimberley gjeti një vend dhe përjetoi një zhvillim të rëndësishëm për karrierën e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll