Sport

Nagelsman është "gati" për Tottenham, pas zënies së vendit tek Chelsea!

Tottenham është në kërkim të një trajneri të përhershëm, ai me gjasë do të jetë Julian Nagelsmann sipas “Bild”. Gjermani është shumë i interesuar të marrë Spurs nga sezoni i ardhshëm.

26 Prill 2023, 16:50 Nga DOSJA
Nagelsman është "gati" për Tottenham, pas zënies

ANGLI - Në shkurt, Tottenham ishte në top katërshen e Premier League dhe po luante në fazën eliminatore të Champions League pas tre vitesh. Kanë kaluar dy muaj që atëherë dhe sezoni ka dalë jashtë kontrollit për Spurs, të cilët në atë kohë kanë parë tre menaxherë të ndryshëm të ulur në buzë të pankinës së tyre dhe mbeten me të vetmin synim aktiv për të dalë diçka më mire se sa zona e Europa apo Liga e Konferencave.

Antonio Conte u largua duke përmendur një filozofi problematike në klub, ndihmësi i tij Christian Stellini mori postin kujdestar, por pas goditjes nga Newcastle (6-1) edhe ai u bë një gjë e së kaluarës dhe kështu Ryan Mason do ta përfundojë vitin. Kjo situatë është larg perspektivës afatgjatë të dëshiruar nga drejtuesit për ditën e nesërme, e cila mund të mbajë emrin e Julian Nagelsmann !

Sipas “ Bild ”, tekniku gjerman ka vënë syrin te Londra Veriore dhe Tottenhami, duke parë shumë pozitivisht mundësinë për të pasuar Conten në drejtimin teknik të tij si trajner i përhershëm.

Pak ditë pas tërheqjes nga “gara” e kandidatëve për Chelsean, një pozicion që duket se do të marrë Mauricio Pochettino, Nagelsmann shfaqet i tunduar nga mundësia e trajnerit të Spurs dhe ka mundësi që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje përpara verës, nëse plotësohen kushtet e Nagelsmann për të pasur fjalën e tij tek merkato verore që do ë bëhet dhe kualifikim në Evropë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll