Sport

De Gea firmos kontratën e re me 126 mijë euro më pak… në javë!

Sipas gazetës kroate “Sportske Novosti”, skuadra angleze i ka dorëzuar Dinamo Zagrebit një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për portierin 28-vjeçar të kombëtares, Dominik Livakovic.

26 Prill 2023, 16:59 Nga DOSJA
De Gea firmos kontratën e re me 126 mijë euro më pak…

ANGLI - David De Gea më në fund ka pranuar një ulje page dhe është gati të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester United. Portieri I kombëtares spanjolle tashmë është në kontaktet përfundimtare me drejtuesit e “djajve të kuq” për të vazhduar kontratën e tij edhe për dy vite të tjera, deri në verën e vitit 2025.

Portieri 31-vjeçar ka impresionuar sërish këtë vit me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e skuadrës duan ta shpërblejnë me nënshkrimin e një kontrate të re, por propozimi i tyre përfshin uljen e pagës, gjë që portieri spanjoll e refuzoi fillimisht.

Në fund, megjithatë, De Gea vendosi të pranojë uljen dhe do të qëndrojë në Old Trafford. Spanjolli, i cili është edhe lojtari kyç në këtë sezon me Eric De Hag në pankinën e “djajve të kuq”, merr 426 mijë euro në javë, që nga nënshkrimi i fundit i kontratës, në shtator 2019, dhe në kontratën e re pagat do të ulen në 300 mijë euro.

Ndërkohë, Ten Haag është i vendosur për portierin, i cili do të jetë zgjedhja e dytë pas De Geas. Sipas gazetës kroate “Sportske Novosti”, skuadra angleze i ka dorëzuar Dinamo Zagrebit një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për portierin 28-vjeçar të kombëtares, Dominik Livakovic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll