Sport

Pochettino - Chelsea, arrihet marrëveshja verbale, zyrtarizimi pritet brenda javës…

Maurizio Pochettino pritet të jetë trajneri i ri i Chelseat nga sezoni i ardhshëm, pasi raportohet se ka rënë dakord verbalisht me Chelsean, të cilët janë optimistë se do të shpallin rekrutimin e tij edhe brenda javës.

26 Prill 2023, 15:23 Nga DOSJA
Pochettino - Chelsea, arrihet marrëveshja verbale, zyrtarizimi pritet

ANGLI - Chelsea është një... frymë larg punësimit të Mauricio Pochettino! Pas një procesi ekspres, që nisi me shkarkimin e Graham Potter, blutë përzgjodhën trajnerin argjentinas dhe sipas Talksport, të dy palët arritën një marrëveshje verbale të mërkurën për të filluar punën së bashku nga vera e ardhshme dhe periudha e re e fushatës.

Drejtuesit e londinezëve patën një takim vendimtar me 'Pots' në Spanjë të hënën, ku thuhet se u hodhën themelet për marrëveshjen e afërt, të cilën klubi dëshiron ta shpallë brenda javës.

Nëse kjo ndodh, Pochettino do të bëjë rikthimin e tij në stol pas një pushimi të gjatë dhe qëndrimit në Paris Saint-Germain, duke u përballur me një nga rivalët e tij të dashur Tottenham, me të cilin arriti në finalen e Champions League në 2019.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll