Sport

“I thashë se e urreja...” Dybala kujton kohët me Cristiano Ronaldon te Juventusi

Lojtari aktual i Romës ka treguar një episod me portugezin gjatë një udhëtimi me avion

26 Prill 2023, 12:51 Nga DOSJA
“I thashë se e urreja...” Dybala kujton kohët me Cristiano

ITALI - Paulo Dybala ka kujtuar kohën kur luante përkrah Cristiano Ronaldos te Juventusi, në një intervistë për 'La Gazzetta dello Sport'. Sulmuesi argjentinas, që tani luan për Romën, tha se kur ishte më i ri, "praktikisht e urrente" portugezin dhe gjithçka për shkak të... Messit.

"Kam pasur tre vite të mira me Cristianon. Skuadra ishte shumë e fortë dhe ai na dha diçka më shumë. Në Argjentinë, rivaliteti mes Messit dhe Cristiano është shumë i gjallë”. Dybala ka treguar edhe momentin, kur i zbuloi Cristiano Ronaldos, se ai nuk ishte një fans i tij... si fëmijë.

"Një herë do të luanim, unë isha në pjesën e pasme të aeroplanit dhe ai ishte ulur përpara. Në një moment gjatë fluturimit, ai erdhi të më fliste për futbollin dhe gjëra të tjera. Ne folëm për jetën tonë dhe unë i thashë se praktikisht e urreja kur isha fëmijë. Ne qeshnim me këtë dhe kishim gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe një dialog të mirë”,- ka zbuluar sulmuesi argjentinas i verdhekuqve të Romës, Paulo Dybala.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll