Sport

Brazili tregohet i duruar për Carlo Ancelottin, i gatshëm të presë deri në maj…

Brazili ende ëndërron Carlo Ancelottin si trajner dhe presidenti i CBF i jep vetes kohë deri më 25 maj për ta bindur atë.

26 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA
Brazili tregohet i duruar për Carlo Ancelottin, i gatshëm të

BRAZIL - Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues tha të martën se ishte i gatshëm të priste deri në maj përgjigjen e italianit Carlo Ancelotti, i cili është zgjedhja e tij e preferuar për postin e trajnerit të pesë herë kampionëve të botës.

“Para se të mendoj për planin B, dua të shteroj të gjitha mundësitë e planit A”,- tha Rodrigues, i cili nuk e ka fshehur kurrë se Ancelotti, aktualisht nën kontratë me Real Madridin, ishte zgjedhja e tij e parë. 

Lideri shpreson që deri më 25 maj të mund të shpallë emrin e trajnerit të ri, datë e shpalljes së listës së lojtarëve, që do të luajnë miqësoret në qershor, kundërshtarët e të cilëve ende nuk janë përcaktuar.

Më 1 prill, trajneri italian konfirmoi se CBF dëshironte ta bënte atë pasues të Tite, i cili u largua nga posti i tij pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar kundër Kroacisë (1-1, 2-4 me penallti). 

“Realiteti është se kombëtarja braziliane më dëshiron dhe kjo më kënaq. Por unë duhet të respektoj kontratën aktuale (me Real Madridin, e cila skadon në qershor 2024), një kontratë që unë dua ta respektoj deri në fund”,- tha ai në një konferencë për shtyp.

Nëse italiani refuzon, CBF mund të rikthehet te Fernando Diniz, trajner i Fluminense, një skuadër në formë në fillim të sezonit në Brazil, ose te portugezët Abel Ferreira (Palmeiras) dhe Jorge Jesus (Fenerbahçe).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll