Sport

Akis Vavalis, një trajner grek në krye të Dritës së Kosovës, me synim titullin kur kanë mbetur edhe 6 ndeshjet e fundit...

Pasi kanë dështuar në përpjekjen për të nënshkruar me Mirel Josa, drejtuesit e Dritës së Gjilanit kanë gjetur akordin me trajnerin grek Akis Vavalis, gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit në ligën së Kosovës.

25 Prill 2023, 21:09 Nga DOSJA
Akis Vavalis, një trajner grek në krye të Dritës së

KOSOVE - Përpjekja e Dritës së Gjilanit për të fituar kampionatin e sivjetmë në Kosovë u bë mision i Akis Vavalis, i cili e mori drejtimin teknik gjashtë ndeshje para fundit.

Skuadra e tij është në vendin e dytë me 60 pikë dhe ka siguruar daljen në Europë, por po ndjek Ballkanin që është një pikë më lart dhe kryeson renditjen në kampionatin kosovar.

Trajneri 37-vjeçar i Serras, ishte ndihmës i Savvas Pantelidis te Lamia në fillim të sezonit, pasi ka punuar me të edhe te Atromitos, Aris, Asteras, Heraklis dhe Hermes Aradippou. Ai është prezantuar dhe ka nisur nga puna ditën e sotme. 

Kjo do të jetë skuadra e tretë e huaj, që Vavalis merr përsipër, pasi më herët ka qenë në pankinën për Vasalud dhe Krumovgrad në vitin 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll