Sport

Champions League/ Ceferin nuk përjashton mundësinë që finalja të luhet edhe në SHBA

Ka mundësi që nga 2025-26, finalet e Champions League t’i shohim edhe në anën tjetër të Atlantikut. Është viti që Botërori do të organizohet nga SHBA, Kanada dhe Meksika.

25 Prill 2023, 19:07 Nga DOSJA

Champions League/ Ceferin nuk përjashton mundësinë që

ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka folur në podkastin “Men in Blazers” dhe ndër të tjera ka lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Champions League të luhen edhe në stadiumet amerikane. 

Propozimi konkret filloi të shqyrtohej me rastin e organizimit të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që një rol vendimtar luan edhe zhvillimi i MLS.

Champions League/ Ceferin nuk përjashton mundësinë që

“Është e mundur që ndeshjet e Champions League të zhvillohen në SHBA. Filluam të flasim për të, por për pas vitit 2025, pasi finalet e kompeticionit janë caktuar deri në vitin 2025. Futbolli është jashtëzakonisht popullor në Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe. 

Kështu do të ndjekin futbollin evropian ashtu siç ndjekin NBA-në tifozët e basketbollit në Evropë,”- është shprehur numri një i futbollit në kontinentin e vjetër, slloveni Alexander Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll