Sport

VIDEO/ Leo Messi me biçikletë nëpër rrugët e Barcelonës… thurren ‘skenarë’ të rinj

Lionel Messi kaloi tre ditë në Barcelonë me familjen e tij dhe mbushi me ‘karburant skenarët’ për rikthimin e tij në Barcelonë.

25 Prill 2023, 19:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi me biçikletë nëpër rrugët e

SPANJE - Lionel Messi ka kaluar tri ditë të këndshme në Barcelonë. Paris Saint-Germain luajti të premten në ligë dhe lojtarët e tyre pas fitores morën pushim deri të martën.  Kështu, Lionel Messi vendosi që së bashku me Antonelën dhe tre fëmijët e tyre, të udhëtonin drejt Barcelonës së tyre të dashur. 

Fotografët vendosën një kamerë jashtë shtëpisë së Lionel Messit dhe e regjistruan atë teksa kthehej me biçikletën e tij, pas një udhëtimi të shkurtër. Edhe pse kishte veshur një kapuç që të mos e njihnin shumë në rrugë, ata e kuptuan dhe i bërtitën të kthehej në Barcelonë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TNT Sports Argentina (@tntsportsar)

Tifozët e Barçës kërkuan të njëjtën gjë në ndeshjen e fundit kundër Atléticos. Udhëtimi i Lionel Messit në Barcelonë nxiti skenarë të rinj kthimi, ndërsa u raportua se familja Messi kishte 15 valixhe në udhëtimin e tyre nga Parisi.

Synimi i Barcelonës është ta bëjë atë përsëri të tyren, por Lionel do të duhet të heqë kërkesat e tij financiare mjaftueshëm për t'u kthyer. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll