Sport

“Më quani ‘Kopshtar’, nuk do ndalem derisa futbolli të jetë më i drejtë për të gjithë”...

Komentet therëse të Xavi-t për gjendjen e barit në terrenin e Getafes i kanë dhënë atij pseudonimin "Kopshtari", teksa trajneri i Barcelonës iu kundërpërgjigj me komente të reja kritikëve të tij.

25 Prill 2023, 21:32 Nga DOSJA
“Më quani ‘Kopshtar’, nuk do ndalem derisa futbolli

SPANJE - Barcelona gëzon një epërsi prej 11 pikësh ndaj Realit dhe ka arritur të tërheqë të gjithë vëmendjen për performancën e saj më të mirë në mbrojtje në La Liga të këtij  viti, të cilën e kanë zili të gjithë "të mëdhenjtë" e tjerë në Evropë.

Por përtej bëmat e tyre në vendet e konkurrencës, skuadra katalanase është në shkumë dhe për shkak të... Xavi Hernandez. Konkretisht, për shkak të deklaratave të fundit që kishte bërë për gjendjen e keqe të fushës së Getafes (pas barazimit 0-0 të Blaugranëve në shtëpinë e Madridit) dhe që ishin komentuar me stil nga Quique Sanchez Flores.

Në golf, nëse bari nuk është i mirë, nuk luhet. Në tenis, nëse bie shi, ndeshja ndërpritet. Në basketboll, nëse LeBron James rrëzohet, ai pastrohet. Po a mund të luhet në fushë me pellgje?”,- kishte deklaruar ai para derbit fitimtar me Atleticon, ndërsa pasditen e së martës ai foli sërish, përpara ndeshjes si mysafir kundër Rayo Vallecano, të mërkurën mbrëma (22:00).

 “Të quhesh ‘kopshtar’ është diçka që ka nisur shumë vite më parë. Nuk më intereson dhe nuk do të ndalem. Më mirë ‘kopshtar’ se çdo gjë tjetër. Nuk do të ndalem derisa futbolli të jetë më i drejtë për të gjithë. Ndoshta do të vazhdojnë të më quajnë ‘kopshtar’ për vitet në vijim”, tha Xavi, duke iu referuar më pas diferencës prej 11 pikësh që ekipi i tij ka me Realin, që i ka bërë favorit për të fituar titullin:

"Unë nuk jam duke menduar për rekordet, po mendoj se si do ta fitojmë La Ligën. Duhet të mendoni se ku ishim vitin e kaluar. Krahasimi është me vitin e kaluar. Kanë mbetur edhe 24 pikë dhe me jemi në +11. Ancelotti ka absolutisht të drejtë dhe e marr si meritë që diferenca mes Barcelonës dhe Realit nuk reflektohet në 11 pikët që ndajnë dy skuadrat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll