Sport

TRONDITESE! Polaku i Beer Shevas, feston golin duke përshëndetur si nazistët... (VD)

“Desha vetëm t'u përshëndes tifozëve tanë. Sigurisht që nuk kishte asgjë tjetër pas saj. Kërkoj falje nëse dikush më ka interpretuar ndryshe”,- shtoi sulmuesi 24-vjeçar

25 Prill 2023, 18:51 Nga DOSJA

TRONDITESE! Polaku i Beer Shevas, feston golin duke përshëndetur si

IZRAEL - Futbollisti polak Patryk Klimala i Hapoel Beer Shevas, ka festuar një gol me një përshëndetje naziste, gjatë ndeshjes kundër skuadrës izraelite Hapoel Katamon. 

“Si një polak, që respektoj historinë e të dy vendeve, nuk kam menduar kurrë të bëj përshëndetjen naziste”,- ka justifikuar veprimin e tij menjëherë lojtari në rrjetet sociale.

“Kur jetoja në Poloni, vizitova kampin e Aushvicit dhe kuptova rëndësinë e historisë dhe komunitetit hebre. Pas golit, desha vetëm t'u përshëndes tifozëve tanë. Sigurisht që nuk kishte asgjë tjetër pas saj. Kërkoj falje nëse dikush më ka interpretuar ndryshe”,- shtoi sulmuesi 24-vjeçar që nga janari i këtij viti. Goli që i parapriu gjestit kontrovers, vulosi fitoren 2-1 të Hapoel Beer Shevas ndaj Hapoel Katamon.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2013, kur greku Giorgos Katidis bëri të njëjtin gjest në fushë që rezultoi në largimin e tij nga futbolli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll