“Më quani ‘Kopshtar’, nuk do ndalem derisa futbolli të jetë më i drejtë për të gjithë”...
SPANJE - Barcelona gëzon një epërsi prej 11 pikësh ndaj Realit dhe ka arritur të tërheqë të gjithë v...
I minuar nga problemet e mëdha në mbrojtje, Real Madridi u mbyt në lëndinën e Gironas, pas një ‘pokeri’ të argjentinasit Valentin Castellanos (4-2). Titulli së shpejti humbet edhe matematikisht.

SPANJE - 25 prilli na rezervoi një surprizë të madhe... në Girona. Real Madridi humbi këtë të martë me rezultat 4-2, në duelin e xhiros së 31-të të kampionatit spanjoll, me një emër që hidhet në sy të të gjithëve: Valentin Castellanos. Golat e tij ishin në minutat 12, 24, 46 dhe 62, për madrilènët shënuanVinicius (34’) dhe Lucas (85’).
Sulmuesi i ri argjentinas, 24-vjeç, drejtoi një ‘poker’ këtë pasdite dhe u bë lojtari i parë që e arrin këtë sukses në një ndeshje të vetme të ligës spanjolle që nga...1947 (!).
Para Valentin Castellanos, asnjë lojtar nuk kishte shënuar një hat-trick në La Liga kundër Real Madridit në 75 vjet (Esteban Echevarría me Real Oviedon në 1947).
Me këtë rezultat të rëndë, Real Madrid, i frenuar nga mungesat e Karim Benzema, David Alaba, Ferland Mendy, Eden Hazard (i lënduar), Thibaut Courtois (i sëmurë) dhe me një Eduardo Camavinga që e zëvendësoi, mund ta shohë Atlético Madridin që t'i afrohet vendit të dytë, nëse bardhekuqtë fiton nesër (e mërkurë) në pritjen ndaj Mallorca.
Nga ana tjetër, Girona bën një kërcim provizor në tabelë në vendin e 9-të. Diferenca me Barcelonën vazhdon të jetë 11 pikë, ndërkohë që katalanasit do të luajnë nesër në transfertë ndaj Rayo Vallecanos (22:00).
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona gëzon një epërsi prej 11 pikësh ndaj Realit dhe ka arritur të tërheqë të gjithë v...
KOSOVE - Përpjekja e Dritës së Gjilanit për të fituar kampionatin e sivjetmë në Kosovë u bë mision i Akis Vava...
ITALI - Ndeshja Juventus-Napoli nuk ka kaluar dhe aq e qetë sepse shumë detaje nuk dolën menjëherë në media, por drejtuesit e st...
SPANJE - Lionel Messi ka kaluar tri ditë të këndshme në Barcelonë. Paris Saint-Germain luajti të premten në ligë ...
FRANCE - Shoqata kundër korrupsionit "Anticor" konfirmoi sot, se ka paraqitur një ankesë më 7 prill kundër ish-presidentit francez&nb...
ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka folur në podkastin “Men in Blazers” dhe ndër të tjera ka lënë t&...
IZRAEL - Futbollisti polak Patryk Klimala i Hapoel Beer Shevas, ka festuar një gol me një përshëndetje naziste, gjatë ndeshjes kund&e...
ITALI - Sot i famshmi Zlatan Ibrahimovic mund të përballojë çfarë të dojë, por fëmijëria e tij nuk ka...
SKOCI - Një nënë e OnlyFans (faqe pornografike) e hodhi poshtë pretendimin e saj si mbështetësja më besnike e Rangers pasi ...
ANGLI - Pep Guardiola e konsideron të domosdoshme që tifozët të jenë të pranishëm në Etihad, nesër mbrëma (21:...