Sport

Guardiola thërret tifozët… për ‘Topçinjtë’

Trajneri spanjol e konsideron thelbësore praninë e tifozëve në Etihad përballë Arsenalit

25 Prill 2023, 17:49 Nga DOSJA
Guardiola thërret tifozët… për

ANGLI - Pep Guardiola e konsideron të domosdoshme që tifozët të jenë të pranishëm në Etihad, nesër mbrëma (21:00), në duelin mes dy më të mirëve në Premier League, Manchester City (70 pikë/30 ndeshje) dhe Arsenal (75 pikë/32 ndeshje). 

“Është një finale kundër një ekipi që ka 5 pikë më shumë dhe që deri më tani ka qenë më i miri në Angli. Mançesteri duhet të vishet me bojëqielli, tifozët tanë duhet të bëjnë një zhurmë të pabesueshme nga minuta e parë deri në minutën e fundit”,- thotë trajneri i Cityt.

Ndërkohë ai shton: “Është një lojë e jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme për ne. Nëse fitojmë, ne bëjmë një hap tjetër drejt vendosjes së Premierligës plotësisht në duart tona.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll