Sport

Një superkompjuter parashikon rezultatin e City-Arsenal dhe kush do ta fitojë Premier League!

Inteligjenca Artificiale e Opta-s ka bërë parashikimet e saj për ditën që konsiderohet kyçe për titullin e ligës.

25 Prill 2023, 17:44 Nga DOSJA
Një superkompjuter parashikon rezultatin e City-Arsenal dhe kush do ta

ANGLI - Premier League është ende një çështje shumë e ngushtë sa I përket kuftës për titullin kampion. Arsenali është lider me 5 pikë përpara Manchester Cityt. Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolës ka luajtur dy ndeshje më pak se ajo e Mikel Arteta -s, ndaj i takon atij të arrijë në krye të tabelës. Kjo është situata në prag të përballjes Manchester City - Arsenal (e mërkurë, ora 21:00), ndeshje që Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale të Opta-s e konsideron vendimtare në luftën për titullin e ligës angleze. 

Sipas IA-së, “Qytetarët kanë 62.6% shanse për të mposhtur Arsenalin , ndërsa Topçinjtë 15.1%. Nëse parashikimi realizohet dhe skuadra e Mançesterit fiton ndeshjen, ata praktikisht do të kenë titullin e vulosur. Sipas Superkompjuterit do ta merrte me një shans 91 përqind. Nëse skuadra londineze arrin të thyejë shanset, ata do të kenë balancën në anën e tyre, me 56 për qind shanse për të fituar Premier League. Me një barazim, City do të kishte 72 për qind shanse për të fituar kampionatin. 

Të tjera duele kyçe të ditës së Premier League

Superkompjuteri parashikon gjithashtu fitoren Tottenham ndaj Manchester United të enjten, si dhe fitoren e parë të Chelsea nën drejtimin e Frank Lampard kundër Brentford. Çfarëdo që të ndodhë, është e qartë se emocioni në Premier League është maksimal. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll