Rajoni

Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës, vetëm po kaluan mbi trupin tim (VD)

Në Samitin e II të Dipasorës presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi u shpreh se kurrë nuk do të ketë cënim të kufijve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë tha ai vetëm po kaluan mbi trupin e tij.
Featured image of article: Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës, vetëm po kaluan mbi trupin tim (VD) Hashim Thaçi
Përditësuar:

Tiranë- Në Samitin e II të Dipasorës presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi u shpreh se kurrë nuk do të ketë cënim të kufijve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë tha ai vetëm po kaluan mbi trupin e tij.

Thaçi u shpreh nga ana tjetër se nuk ja heq asnjë njeri idenë e korrigjimit të kufijve dhe që të kërkohet që lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

“Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të ndodh kurrë. Ndarja e Kosovës do të bëhet vetëm kur të kalojmë mbi trupin tim. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin ata sot janë miqtë e Millosheviçit. Nga ana tjetër korrgjim i kufijve po, nuk ma heq askush të drejtën që unë të kërkojë që Prevesha dhe lugina të bashkohen me Kosovën, por mos të cënohet asnjë centimetër i territorrit të Kosovës.”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Thaçit: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ushtria e Kosovës do të jetë një ushtri e paqes. Edhe për themelin e ushtrisë së Kosovës kemi pasur pengesa por jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së. Jemi në një rrethanë të re në një moment të ri, kur Kosova më mbështjen e SHBA-së po angazhohet për plaftormën për dialog, që të futemi në dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhëniet me Serbinë. Ne të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë, por në të njëjten kohë kemi treguar që të jemi të ndërgjegjëm për të arritur marrëveshje të mira.

Sot ka ide të ndryshme, nuk do të lejoj organizmin e një proteste për këtë gjë. Kjo marrëveshje do të udhëhiqet nga SHBA. Nuk do të lejojmë që të qarkullojmë asnjë ide për ndonjë union ballkanik, kjo është cënim i kombit tonë. Unioni  ballkanik është hapa mbrapa për ne. Kërkohet nga ju zgjim që të ndërpresim këto ide që nuk janë në interesin tonë. Shkëmbim territoresh kurrë nuk do të ndodhim.

Ata që flasin sot për këtë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin. Nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për të mos cënuar territorin e Kosovës.  Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të ndodh kurrë. Ndarja e Kosovës do të bëhet vetëm kur të kalojmë mbi trupin tim. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin ata sot janë miqtë e Millosheviçit.

Nga ana tjetër korrigjimeve i kufijve po, nuk ma heq askush të drejtën që unë të kërkojë që Prevesha dhe lugina të bashkohen me Kosovën, por mos të cënohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës.

(J.V.F.G/Dosja.al)

Një Koment në “Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës, vetëm po kaluan mbi trupin tim (VD)

  1. Ste vjen zor! Na ngre dhe zerin! Ste eci pazari?!!! E drodhe tani?!! Shko merja territoret Serbise, po me pare meri njohjen tani qe I ke bere miq dhe do tu heqesh taksen. Te kalojne mbi trupin tend?!! Me mire shko ne Hage, perball akuzat … Trupat e shqiptareve qe e lane pavaresine me gjak nuk jane gjetur akoma, sa e sa familje, nuk e dine akima ku I kane te dashurit e tyre ndersa ti na ben patriotizem fals. Dikur edhe mund ta kesh patur, tani e humbe rrugeve te karrieres. Shtrengo fort karrigen, asaj beja hysmetin

Shto Koment