Politike

Kandidati i LSI-së ‘shuan’ zërat: Nuk e pranoj mandatin e deputetit

1 Mars 2019, 10:28 Nga DOSJA
Kandidati i LSI-së ‘shuan’ zërat: Nuk e pranoj mandatin e

Pirro Kapurani është kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, bazuar në listën shumë emërore të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas lënies së mandatit nga ish-deputeti Edmond Panariti.

I kontaktuar nga Dosja.al, Kapurani u shpreh se nuk ka ndërmend ta pranojë mandatin për deputet. “Kemi marrë një vendim politik. Unë nuk do ta pranoj mandatin,”- u shpreh Kapurani.

Më datë 27 shkurt, KQZ-ja publikoi listën me kandidatët pasues në radhë që zënë vendet e mbetura bosh nga djegia e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. (Lexo këtu) Deri më tani pasuesit që janë drejt pranimit të mandatit të deputetit në radhët e LSI-së janë: Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Edlira Hyseni dhe Aurora Mara. (Lexo të plotë)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputet e rinj edlira hyseni kandidati per deputet lsi piro kapurani ralf gjoni ylli shehu deputet e rinj edlira hyseni kandidati per deputet lsi piro kapurani ralf gjoni ylli shehu

Sondazh

Poll