Bota

Pas 'Katargate', Eva Kaili përballë hetimeve të reja, ja për çfarë akuzohet

Kaili po hetohet në lidhje me shpërblimin e katër ish-asistentëve të saj në Parlamentin Europian nga viti 2014 deri në vitin 2020. Autoritetet Evropiane vlerësojnë se Eva Kaili i detyrohet Parlamentit Evropian "rreth 100 mijë euro.

25 Prill 2023, 17:20 Nga f.i
Pas 'Katargate', Eva Kaili përballë hetimeve të reja,
Eva Kaili

GREQI- Nënkryetarja greke e Parlamentit Europian Eva Kaili, e cila ndodhet në arrest shtëpie është përsëri në qendër të një hetimi penal për mashtrim. Protothema raporton se Kaili po hetohet në lidhje me shpërblimin e katër ish-asistentëve të saj në Parlamentin Europian nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Konkretisht, hetimi për Kailin fokusohet në tre drejtime, nëse ajo ka mashtruar shërbimet e Kuvendit në lidhje me selinë dhe aktivitetet e asistentëve të saj, nëse ka prerë vetë dëmshpërblimet e tyre, duke ideuar udhëtime punë “false”, por edhe nëse ajo ka marrë një pjesë të pagave të tyre, sipas një letre të Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) drejtuar kryetares së Parlamentit Roberta Metzola.

Detajet hedhin dritë mbi hetimin, i cili u bë publik dhjetorin e kaluar, vetëm disa ditë pasi Kaili u burgos për përfshirjen e saj të dyshuar në skandalin e Katargate. Me të dyshuarit e këtij skandali tashmë jashtë burgut, vëmendja tani po kthehet te rasti i mashtrimit ndaj Parlamentit Europian.

Autoritetet Evropiane vlerësojnë se Eva Kaili i detyrohet Parlamentit Evropian "rreth 100 mijë euro." Ndërkohë eurodeputetja përmes avokatit të saj tha se është zotuar të kthejë paratë që i detyrohet dhe të respektojë çdo rekomandim.

eva kaili

Sondazh

Poll