Bota

U kap me armë ari 24 karat në bagazhin e makinës, arrestohet gruaja amerikane në Australi

 Një grua 28-vjeçare amerikane u arrestua në një aeroport australian të dielën pasi në bagazhin e saj u gjet një pistoletë 24 karatësh e veshur me ar.

25 Prill 2023, 16:52 Nga a.l
U kap me armë ari 24 karat në bagazhin e makinës, arrestohet
Arma

AUSTRALI- Një grua 28-vjeçare amerikane u arrestua në një aeroport australian të dielën pasi në bagazhin e saj u gjet një pistoletë 24 karatësh e veshur me ar.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua, u arrestua dhe u akuzua nga zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane pas një fluturimi nga Los Angeles në Sydney. Arma prej ari që u gjet në bagazhin e saj ishte e paregjistruar dhe gruaja nuk kishte leje për të importuar apo poseduar armën në Australi, shkruajnë mediat e huaja. 

Hetuesit e ABF e akuzuan gruan sipas nenit 233BAB(5) të Aktit të Doganave 1901, i cili ndalon importimin ose eksportimin e mallrave specifike në Australi. 

arrestime ne australi

Sondazh

Poll