Bota

U deklarua fajtor për zënkën në një bar të Olso-s, ish-komandanti rus i grupit Wagner: Ndihem i turpëruar

Duke u paraqitur sot në gjykatë ai tha se “nuk kishte ndërmend të dëmtonte oficerin e policisë”.

25 Prill 2023, 16:39 Nga f.i
U deklarua fajtor për zënkën në një bar të Olso-s,
Andrei Medvedev

SUEDI- Ish-komandanti i grupit Wagner, Andrei Medvedev, i cili po kërkon azil në Norvegji, ka pranuar akuzat për rezistencë ndaj arrestimit pas një zënke në bar dhe mbajtje të një arme në publik. Mediat e huaja raportojnë se Medvedev në seancën e gjyqit të zhvilluar sot në Oslo, tha se ndjehej “shumë i turpëruar” për veprimet e tij pas sherrit në bar në shkurt.

Duke u paraqitur sot në gjykatë ai tha se “nuk kishte ndërmend të dëmtonte oficerin e policisë”.

“Ai e kupton se ishte jashtë kontrollit atë mbrëmje dhe konsumoi shumë alkool dhe pati një përleshje me njerëz jashtë lokalit,” tha avokati i Medvedev, duke shtuar se klienti i tij “nuk e pranon akuzën e përdorimit të dhunës ndaj një polici. Ky ishte një keqkuptim. Ai kurrë nuk e preku policin.” 

Medvedev gjatë seancës ka rrëfyer se fillimisht ai kishte nënshkruar një kontratë për t'u bashkuar me grupin Wagner nga korriku deri në nëntor të 2022, por u largua pasi kontrata u zgjat pa pëlqimin e tij. Ai është luftëtari i parë i njohur i Wagner që ka ikur jashtë vendit. Ndër të tjera ai tha se ishte i gatshëm të dëshmonte për çdo krim lufte që ai kishte parë dhe mohoi të kishte marrë pjesë vetë në ndonjë.

andrei medvedev

Sondazh

Poll