Bota

FOTO/ Turisti ngec mes mureve të rrugicës pas kthesës së gabuar në ishullin grek

Makina nuk kishte dalje nga çatia kështu që pasagjerët dhe shoferi kanë arritur të gjejnë dalje vetëm nga dera e bagazhit.

25 Prill 2023, 16:25 Nga f.i

FOTO/ Turisti ngec mes mureve të rrugicës pas kthesës së

GREQI- Një turist ka ngelur i bllokuar me makinën e tij tip 'Micra' mes mureve të ngushta të një rrugice në fshatin panoramik të Mesaria në ishullin grek të Santorini.

Turisti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kishte marrë një makinë me qera dhe teksa po shëtiste ka marrë një kthesë të gabuar duke mbetur i bllokuar plotësisht në rrugicën e ngushtë. Makina nuk kishte dalje nga çatia kështu që pasagjerët dhe shoferi kanë arritur të gjejnë dalje vetëm nga dera e bagazhit.

Një zëdhënës vendas në Mesaria tha: “Ne kontaktuam zyrën që kishte dhënë me qera makinën, por ishte ditë pushimi dhe vendi i bllokimit ishte shumë i vështirë. Nuk ishte e mundur ta lironim menjëherë”.

Nuk është hera e parë që në rrugica e fshatit Mesaria ndodh një incidet i njëjtë, pasi shumë nga rrugët e vjetra urbane nuk janë krijuar për akomodimin e automjeteve.

turisti ne greqi greqi

Sondazh

Poll