Bota

LUFTA/ BE ka ofruar 6 miliardë euro ndihmë buxhetore ndaj Ukrainës në vitin 2023

Komisioni Evropian tha sot se po ofronte një fond shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për Ukrainën.

25 Prill 2023, 16:29 Nga a.l
LUFTA/ BE ka ofruar 6 miliardë euro ndihmë buxhetore ndaj
BE

UKRAINË- Bashkimi Evropian i ka ofruar Ukrainës 6 miliardë euro ndihmë buxhetore, vetëm për vitin 2023. Shifra u publikua nga Ministria e Financave e Ukrainës, pas paketës së fundit të financimit, shkruan Sky News. Komisioni Evropian tha sot se po ofronte një fond shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Sot ne po i ofrojmë Ukrainës 1.5 miliardë euro të tjera nën paketën tonë vjetore të ndihmës makro-financiare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën që t’i rezistojë agresionit të Rusisë, të mbajë institucionet dhe infrastrukturën e saj në funksion dhe të kryejë reforma thelbësore", tha presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen. 

Mbështetja totale e vënë në dispozicion nga komisioni dhe vendet anëtare të BE-së që nga fillimi i agresionit të Rusisë në më shumë se 50 miliardë euro. 

be komisioni evropian

Sondazh

Poll