Bota

Dëshmoi se kishte vrarë fëmijë në Ukrainë, arrestohet ish-komandanti i Wagner

Uldarov kohët e fundit ka dëshmuar për vrasjen e fëmijëve si dhe mercenarëve të tjerë që refuzuan t'i binden urdhrave në Ukrainë.

25 Prill 2023, 16:40 Nga a.l
Dëshmoi se kishte vrarë fëmijë në Ukrainë,
Grupi ëagner

UKRAINË- Vladimir Osechkin, themeluesi i projektit kundër korrupsionit Gulagu.net, thotë se ish-komandanti i Grupit Wagner Azamat Uldarov është në rajonin e Saratovit, ku do të merret në pyetje. Uldarov kohët e fundit ka dëshmuar për vrasjen e fëmijëve si dhe mercenarëve të tjerë që refuzuan t'i binden urdhrave në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

Osechkin i kërkoi shtetit të marrë masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse në lidhje me Azamat Uldarov dhe të hapë një çështje penale kundër themeluesit të Grupit Wagner Evgeny Prigozhin dhe bashkëpunëtorëve të tij në lidhje me kërcënimet me vdekje. 

Uldarov dhe Savichev dëshmuan për vrasjen e civilëve në Bakhmut dhe Soledar, si dhe mercenarëve të tjerë. Një tjetër ish-anëtar i Wagner, shfaq gjithashtu në video së bashku me Uldarov kur ky i fundit rrëfeu për krimet.

azamat uldarov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll