Bota

Vëzhgimi tronditës i 'Human Rights Watch': Policia iraniane torturoi dhe përdhunoi të mitur

Forcat e sigurisë arrestonin fëmijët pa i njoftuar familjet e tyre, ndonjëherë për javë të tëra. 

25 Prill 2023, 17:15 Nga a.l
Vëzhgimi tronditës i 'Human Rights Watch': Policia iraniane
Foto ilustruese

IRAN- Organizata ndërkombëtare joqeveritare me seli në qytetin e Nju Jorkut, 'Human Rights Watch' deklaroi se forcat iraniane të sigurisë që shtypin protestat e përhapura në të gjithë vendin kanë vrarë, torturuar, përdhunuar dhe zhdukur të mitur, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoritetet e Teheranit, sipas raportit të publikuar në faqen e internetit të HRW, kanë arrestuar, marrë në pyetje dhe ndjekur penalisht të mitur në shkelje të garancive ligjore, gjyqtarët kanë penguar familjet të punësojnë avokatë për t'i mbrojtur ata, i kanë dënuar ata për akuza të paqarta. 

Forcat e sigurisë arrestonin fëmijët pa i njoftuar familjet e tyre, ndonjëherë për javë të tëra. 

iran

Sondazh

Poll