Sport

Çmendet Manchester United: "Jep 340,000 euro në javë për Kane"

Manchester United thuhet se është gati ta bëjë Harry Kane një nga lojtarët më të paguar të klubit duke i ofruar atij një kontratë 340,000 £ në javë për t'u transferuar në Old Trafford, sipas mediave britanike.

25 Prill 2023, 09:55 Nga DOSJA
Çmendet Manchester United: "Jep 340,000 euro në javë

ANGLI - Manchester United thuhet se është i gatshëm të zhytet thellë me kokë tek Harry Kane nëse anglezi vendos të largohohet këtë vit nga Tottenham. Ai kërkohet për një dyshesulmi me bashkëlojtarin e Anglisë Marcus Rashford 'gjithashtu në linjë edhe për paga të ngjashme' nëse ai rinovon me "Djajtë e Kuq".

Sipas "The Sun", United po konsideron t'i ofrojë atij një kontratë 300,000 £ (340,000 €) në javë për t'u transferuar në Old Trafford, me trajnerin Erik Ten Hag që i jep përparësi nënshkrimit të një sulmuesi të ri në verë. Klubi po shikon gjithashtu një rritje të pagës për Marcus Rashford pasi ata kërkojnë ta lidhin atë me një kontratë të re afatgjatë. Kujtojmë se Rashford do të hyjë në vitin e fundit të kontratës ekzistuese në fund të sezonit.

Paratë shtesë që mundësojnë këto lëvizje për Reds duket se do të vijnë nga reduktimi i ndjeshëm i kontratës së re të David de Gea dhe humbja e statusit të tij si lojtari më i paguar i klubit. (nga shifra aktuale prej 375,000 £ në javë në 200,000 £ në javë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll