Sport

Federata Italiane ka njoftuar EPO, se nuk do të dërgojë më arbitra në Greqi…

Asnjë gjyqtar italian nuk do të freshëllejë më në Greqi, ishte mesazhi i Federatës Italiane për Steve Bennett.

25 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA

Federata Italiane ka njoftuar EPO, se nuk do të dërgojë më

ITALI - Gjyqtari Davide Massa ishte figura qendrore e derbit mes Olympiakos dhe AEK-ut, ku bardhekuqtë e Pireut kishin ankesa të forta për mënyrën e menaxhimit të ndeshjes.

Në të njëjtën kohë, në fund të ndeshjes pati incidente brenda fushës së lojës, pasi një pjesë e tifozëve të Olympiakosit u futën brenda dhe arbitri italian raportoi në protokollin e ndeshjes se gjatp futjes në tunnel për në dhomën e ndeshjes ka ndjerë një goditje në organet gjenitale.

Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar me një letër KED-in dhe kryearbitrin, Steve Bennett, se nuk ka ndërmend të dërgojë sërish arbitra nga vendi i saj për ndeshjet e kampionatit grek.

Gjyqtarët elitë Davide Massa dhe Daniele Orsato, si dhe tre gjyqtarët e divizionit A, Marco Di Bello, Marco Guinda dhe Maurizio Mariani, ishin ata që dhanë drejtësi në ndeshjen Olympiakos-AEK për Stoiximan Superligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll