Sport

Çaste tmerri! Avioni me të cilin vajzat e Arsenalit udhëtonin për në Londër, merr zjarr!

Misioni i ekipit të femrave të Arsenalit përjetoi momente tmerri, kur avioni që do t’i transportonte nga Wolfsburgu për në Londër, pasi një motor gjatë ngritjes mori zjarr, shkaktuar nga një zog

25 Prill 2023, 07:30 Nga DOSJA
Çaste tmerri! Avioni me të cilin vajzat e Arsenalit udhëtonin

GJERMANI - Pasagjerët e një avioni që tentoi të ngrihej nga aeroporti rajonal i Wolfsburgut pasditen e së dielës përjetuan momente tmerri, kur një zog hyri në motorin e majtë, i cili mori flakë.

Në avionin Boeing 737 ishte edhe ekipi i femrave të Arsenalit, që barazuan 2-2 me Wolfsburg në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Avioni ishte në proces ngritjeje dhe kur motori mori flakë, piloti e ndaloi dhe evakuoi pasagjerët në mënyrë të sigurt. Asnjë lëndim nuk u raportua gjatë incidentit, përpos tronditjes psikologjike, me delegacionin britanik që më në fund u kthye në Londër të hënën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll