Sport

Mertesacker për Artën: "Eshtë i aftë për të sfiduar titullin, ka ndryshuar klubin”...

Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe ‘Topçinjve’, aktualisht 38 vjeç, është drejtor i akademisë së Arsenalit, që nga viti 2018.

24 Prill 2023, 21:35 Nga DOSJA
Mertesacker për Artën: "Eshtë i aftë për të

ANGLI - Per Mertesacker, një ish-lojtar që përfaqësoi Arsenalin midis 2011 dhe 2018, kujtoi periudhën e tij të shkurtër në stolin e ‘Topçinjve’ në 2019/20, në një intervistë për 'The Sun'. 

Pak më shumë se një vit, pasi përfundoi karrierën e tij futbollistike, ish-lojtarti i kombëtares gjerman mori në mënyrë të përkohshme ekipin e londinezëve, pas largimit të Unai Emery. Sidoqoftë, përvoja nuk ishte më e mira. 

"Kisha tre javë në krye të ekipit me Freddie Ljungberg, kur Unai Emery u largua dhe ishte tronditja e jetës sime. Ishte dërrmuese për mua dhe shpejt kuptova se trajnimi nuk ishte diçka që doja të ndiqja, kështu që isha shumë i lumtur që kthehesha në menaxherin e akademisë”,- shprehet ish-lojtari i kombëtares gjermane, aktualisht 38 vjeç, i cili është drejtor i akademisë së Arsenalit që nga viti 2018.

Mertesacker vlerësoi gjithashtu performancën e Mikel Artetës, ish-shokut të tij të skuadrës, në stolin e ‘Topçinjve’. "Mikel (Arteta) kishte një punë shumë të vështirë kur mbërriti. Ai donte ta zhvillonte ekipin bazuar në vlera, për të vendosur standarde të reja për klubin.

Ai ndryshoi qartë drejtimin e klubit dhe e solli atë në një pozicion të mrekullueshëm. Ishte i aftë për të sfiduar titullin, mënyra se si u soll me disa lojtarë dhe si i vendosi standardet, më lehtësoi shumë çdo gjë”, theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll