Real Madridi nxjerr në shitje biletat ndaj Cityt: 120 më të lirat, 450 më të shtrenjtat...
SPANJE - Real Madridi ka njoftuar çmimet e vendeve për ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt në Santiago Bern...
Kandidatët kanë afat deri më 3 maj për të aplikuar, me shpresën se do të jenë një nga 45.000 vullnetarët e lojërave. Për ta arritur këtë aplikanti duhet të jetë 18 vjeç më 1 janar 2024 dhe të flasë frëngjisht ose anglisht.

FRANCE - Me më shumë se 200.000 aplikime deri më tani, Lojërat Olimpike të Parisit kanë tejkaluar numrin e vullnetarëve të regjistruar për ato në Tokio, të cilat u mbajtën në vitin 2021 (për shkak të pandemisë Covid-19, në vend të vitit 2020 të planifikuar fillimisht).
Një javë përpara mbylljes së aplikimeve vullnetare për Lojërat Olimpike Paris 2024 (26 korrik - 11 gusht) dhe Paraolimpike (28 gusht - 8 shtator), komiteti organizativ ka marrë tashmë më shumë se 200.000 aplikime në platformën përkatëse, tha sot një përfaqësues i saj.
“Tashmë e kemi tejkaluar numrin e aplikimeve të Tokios, ku kishte 200.000 aplikime në platformën vullnetare për 60.000 vende”,- shpjegoi Bruno Marie-Rosé, shefi i teknologjisë për komitetin organizativ të Olimpiadës.
Kandidatët kanë afat deri më 3 maj për të aplikuar, me shpresën se do të jenë një nga 45.000 vullnetarët e lojërave. Për ta arritur këtë aplikanti duhet të jetë 18 vjeç më 1 janar 2024 dhe të flasë frëngjisht ose anglisht.
Në platformë kandidatët duhet t'u përgjigjen dy pyetësorëve, pothuajse 200 pyetje gjithsej. Disa kandidatë do të përzgjidhen tashmë për aktivitete testuese këtë verë, si në hendboll, kanotazh, apo edhe not në det të hapur. Por shumica dërrmuese e kandidatëve do të përzgjidhen deri në fund të vitit 2023.
Disa aktivistë anti-olimpikë, kanë njoftuar së fundmi në rrjetet sociale synimin e tyre për të infiltruar në rrjetin e vullnetarëve.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madridi ka njoftuar çmimet e vendeve për ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt në Santiago Bern...
ITALI - Sanksionet. Të hënën, selia e policisë së Torinos njoftoi për ndalimin në stadiume ndaj 171 tifozëve t&eu...
ZVICER - Mbledhja e parë e “Bordit të Futbollit të UEFA-s”, një strukturë e re që supozohet të reflek...
SPANJE - Pavarësisht se Shakira dhe Gerard Pique janë histori si çift, informacione të reja rreth pabesive të supozu...
ANGLI - Cristian Stellini nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi shpalli përjashtimin e tij sot, 48 orë pas humbjes traumatike t...
AUSTRALI - Xhokej, sportisti i garave me kuaj, Den Holland, ka humbur jetën në një garë në Australi. Në pistën "Donald Rac...
TIRANE - Deborah Keçi, drejtoresha klubit shumësportë Tirana ka reaguar së fundmi në lidhje me gjestin që bëri pak ditë...
ANGLI - Mbajtësi i katër medaljeve të arta olimpike në 5000 dhe 10000 metra do të garojë në dy gara t&eum...
ANGLI - Daily Mail i kërkoi Steven Gerrard që të qëndrojë larg Greqisë! Faqja e njohur angleze, në një shkrim për t...
FRANCE - Ligji për rritjen e moshës për të marrë pension në Francë është rritur nga 62 në 64 vjeç&...