Sport

Mësohen ‘bëmat’ e Messit në Barcelonë, ‘i kthen borxhin’ Jordi Albas dhe Sergio Busquets dhe Pepe Costas…

Një muaj pasi ishin në një restorant në lagjen Born në Barcelonë, futbollistët janë takuar për të darkuar sërish me partnerët e tyre

25 Prill 2023, 08:00 Nga DOSJA

Mësohen ‘bëmat’ e Messit në Barcelonë, ‘i

SPANJE - Leo Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Pepe Costa, ky i fundit një asistent i pandashëm i futbollistit argjentinas, dhe partnerët e tyre kanë darkuar së bashku këtë të hënë në Barcelonë. Në këtë mënyrë është përsëritur edhe darka që ata kanë ndarë pak më shumë se një muaj më parë në lagjen Born. 

Siç raporton gazetari Gerard Romero në kanalin e tij Twitch, ylli argjentinas i PSG-së dhe dy lojtarët e Barçës, si dhe asistenti i Messit, pra katër çiftet, janë parë “në një moment” në kryeqytetin katalanas. 

Barça ishte në dijeni të një takimi të mundshëm mes Messit dhe disa lojtarëve të Barcelonës, ​​e cila është e interesuar të marrë sërish shërbimet e futbollistit argjentinas për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e skuadrës katalanase ishin në dijeni të një takimi të mundshëm mes Messit dhe disa lojtarëve të ‘Blaugranas’, i cili më në fund u zhvillua të hënën në mbrëmje.

Dhe nuk bëhet fjalë për dy futbollistë me peshë të vogël në dhomën e zhveshjes së ‘Blaugranës’, pasi si Sergio Busquets, ashtu si edhe Jordi Alba, janë dy nga katër kapitenët e Barcelonës. 

Mësohen ‘bëmat’ e Messit në Barcelonë, ‘i

Meqenëse pak ditë më parë u mësua se Leo Messi do të kalonte disa ditë në Barcelonë, janë përfolur shumë për takime të mundshme mes argjentinasit dhe trajnerit Xavi Hernández, apo edhe me Joan Laporta, me të cilin lidhja u ndërpre pas largimit të tij të trishtuar për në Paris. 

Mirëpo nga këto dy takime hipotetike nuk ka dalë asnjë informacion, edhe pse Barça po punon për ta njoshur argjentinasin që të kthehet. Ajo po planifikon të prezantojë një plan fizibiliteti në La Liga me të cilin dëshiron të arrijë ‘fair-play’-in e nevojshëm për rikthimin e '10'. Leo Messi vazhdon pa rinovuar kontratën me PSG, e cila më 30 qershor, skadon me klubin parizien.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll