Sport

Sjellje raciste kundër Lukakut! Policia, gjoba edhe ndalon 171 tifozë të Juventusit…

Policia e Torinos njoftoi të hënën për ndalimin në stadium të 171 tifozëve të Juventusit, të akuzuar për sjellje raciste ndaj sulmuesit të interistit Romelu Lukaku, më 4 prill, gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

24 Prill 2023, 19:52 Nga DOSJA

Sjellje raciste kundër Lukakut! Policia, gjoba edhe ndalon 171 tifozë

ITALI - Sanksionet. Të hënën, selia e policisë së Torinos njoftoi për ndalimin në stadiume ndaj 171 tifozëve të Juventusit, të akuzuar për sjellje raciste ndaj sulmuesit belg të Interit, Romelu Lukaku. 

“Pas thirrjeve raciste gjatë gjysmëfinales (ndeshjes së parë) të Kupës së Italisë, Juventus-Inter, më 4 prill, selia e policisë së Torinos ka nxjerrë, në kuadër të luftës kundër racizmit, 171 gjoba (...) për tifozët e Juventusit. Ata gjithashtu do të jenë subjekt i ndalimit të hyrjes në stadium”,- thuhet në një njoftim për shtyp nga prefektura. Kohëzgjatja e ndalimit nuk u specifikua.

Duke hyrë në lojë në minutën e 69-të, më 4 prill, belgu me origjinë kongoleze u sulmua nga tifozët e Juventusit, të cilët imitonin të qara majmuni ndaj tij, kur barazoi me një penallti në fundin e ndeshjes (1-1). 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romelu Lukaku Bolingoli (@romelulukaku)

Romelu Lukaku, siç është mësuar, më pas ka festuar golin e tij duke vendosur dorën e djathtë në ballë dhe gishtin tregues të dorës së majtë në gojë në drejtim të tribunës. Një gjest që padyshim nuk e kishte kuptuar vlerën e tij arbitri i takimit Massa, i cili i dha një paralajmërim të dytë sulmuesit zikaltër, sinonim i përjashtimit. 

Ky sanksion shkaktoi një ortek pasojash. Pasuan përleshje mes lojtarëve të dy skuadrave duke shkaktuar përjashtimin e dy lojtarëve të tjerë, nga një nga secila anë, kolumbiani i Juve Cuadrado dhe portieri slloven i Interit, Handanovic.

Juventus fillimisht ishte sanksionuar nga drejtësia sportive me mbylljen e një tribune me një ndeshje në stadiumin e tij, përpara se ky sanksion të hiqej në apel. Romelu Lukaku, i përjashtuar për festimin e golit të tij në mënyrë provokative, si kundërpërgjigje ndaj këtyre thirrjeve raciste, u “fal” të shtunën e kaluar nga presidenti i Federatës Italiane. Prandaj ai do të mund të luajë ndeshjen e kthimit, të planifikuar për të mërkurën në Milano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll