Sport

UEFA mbledh për herë të parë strukturën e re, “Bordin e Futbollit”… nis nga 'puna'

“Bordi i Futbollit të UEFA-s”, struktura e re e krijuar nga organi europian, me ish-futbollistë dhe trajnerë të shquar, u takua për herë të parë të hënën

24 Prill 2023, 19:32 Nga DOSJA

UEFA mbledh për herë të parë strukturën e re,

ZVICER - Mbledhja e parë e “Bordit të Futbollit të UEFA-s”, një strukturë e re që supozohet të reflektojë për të ardhmen e lojës, është mbajtur të hënën në Nyon të Zvicrës, në selinë e organizmit europian. 

Një mori lavdish të dikurshme, duke përfshirë francezët Zinédine Zidane, Patrick Vieira dhe Éric Abidal, por edhe Carlo Ancelotti, Paolo Maldini, Fabio Capello, Ronald Koeman, Michael Laudrup, Rafael Benítez, Jürgen Klinsmann ose Rudi Völler, janë pjesë e saj.

Është një institut “i projektuar për të dhënë një zë institucional, por të pavarur të përvojës dhe ekspertizës në tema themelore që lidhen me futbollin, si ligjet e lojës, arbitrimi, oraret e ndeshjeve, stërvitjet ose shëndeti i lojtarëve”. 

Të hënën, për sa i përket arbitrimit, ishte më tepër çështja e VAR-it dhe mënyra e prekjes së topit me duar. Gjithashtu u debatua edhe kalendari i ngjeshur ndërkombëtar, si formati tjetër për garat evropiane midis 2024 dhe 2027 dhe rreziku i tronditjeve.

UEFA mbledh për herë të parë strukturën e re,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll