Bota

Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Britanikët revoltohen ndaj qeverisë: Shpëtuan vetëm diplomatët dhe familjet e tyre

Disa njerëz të bllokuar janë detyruar të vrasin kafshët shtëpiake për të shpëtuar nga uria.  

24 Prill 2023, 18:01 Nga a.l
Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Britanikët revoltohen
Lufta në Sudan

SUDAN- Britanikët e bllokuar nga luftimet vdekjeprurëse në Sudan kanë akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për braktisjen e tyre pasi shpëtuan diplomatët dhe familjet e tyre, ndërsa kombet e tjera arritën të evakuonin civilët. Rreth 4,000 civilë britanikë mbeten të bllokuar në Sudan dhe shumë prej tyre pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, përveçse u është thënë të qëndrojnë brenda, shkruan DailyMail. 

Situata në Sudan, ku më shumë se 400 njerëz kanë vdekur në një javë është përkeqësuar. Disa njerëz të bllokuar janë detyruar të vrasin kafshët shtëpiake për të shpëtuar nga uria.  

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe familjet e tyre u sollën të sigurt në një operacion të Forcave Speciale gjatë mbrë mjes së djeshme, por qytetarët britanikë thanë se ata janë lënë në më shirë të fatit. Disa britanikë thanë se kanë humbur shpresën te qeveria dhe po përpiqen të dalin vetë nga kjo situatë . 

Ndërsa zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar i kanë fokusuar përpjekjet e tyre të shpëtimit në evakuimin e diplomatëve, qeveritë në Francë, Gjermani, Holandë, Itali dhe Spanjë kanë mundur të evakuojnë qindra qytetarë të tyre. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll