Aktualitet

Me kapon serb, shkatërrohet banda e shqiptarëve që grabiti më shumë se 100 mijë euro

30 Shtator 2019, 14:18 Nga DOSJA
Me kapon serb, shkatërrohet banda e shqiptarëve që grabiti

ITALI– Nëntë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vjedhje në grup. Mediat italiane shkruajnë se katër prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa kapoja ishte me origjinë nga Serbia.

Hetimet për këtë grup kanë nisur që në vitin 2018, kur të organizuar kryen një vjedhje në Trentino.

Shqiptarët me në krye serbin vodhën një bar në qytetin e Borgo Chiese, ku morën pajisjet e lojërave. Gjithsesi ata nuk u arrestuan por u lanë të lirë nën vëzhgim.

Gjatë një viti, grupi akuzohet se kanë kryer më shumë se 20 vjedhje, nga të cilat 13 në institucione tregtare dhe 7 makina. 11 prej tyre janë kryer në Brescia. Nga vjehdjet e bëra, shqiptarët dhe serbi kanë arritur të përfitojnë më shumë se 100 mijë euro.

Shtatë prej tyre janë lanë në paraburgim, kurse dy të tjerë në arrest shtëpie. 

Këta janë emrat e shtatë anëtarëve të bandës

Endri Caushaj, klasa ’86

Ardian Muca, klasa 80

Migen Capatina, klasa ’89

Bledar Bashmeta, klasa e ’78

Besart Mehmeti, klasa e ’85

Marco Ramunno, klasa e ’87

Lorenzo Macall, klasa e ’91

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkaterrohet banda e shqiptareve itali shkaterrohet banda e shqiptareve

Sondazh

Poll