Aktualitet

Sherr në Radhimë, ulërima dhe britma, pronarët e objekteve që do të prishen nga IKMT-ja sherr me policinë: Turpi i botës

30 Shtator 2019, 11:30 Nga DOSJA
Sherr në Radhimë, ulërima dhe britma, pronarët e objekteve

VLORË– Një sherr masiv ka ndodhur në Radhimë pasi pronarë të disa objekteve që janë parashikuar të prishen nga IKMT-ja. Mes ulërimave dhe britmave, pronarët e një dnërtese kanë bërë rezistencë dhe janë përplasur fizikisht me policinë që ka ndërhyrë.

Madje një qytetar është marrë nga krahu nga tre efektivë dhe është larguar nga ndërtesa. Pronarët kanë dalë para fadroëms dhe e kanë bllokuar atë për të vijuar punën. 

“Uaaa uaaa, ju q*fsha robt, hajde dalim para fadromës. Le të na shtypin. Dalim këtu. Pse e prishni more. Është turpi i botës, ju q*fsha robt. Na mroët zvarrë fëmijët ere,”- dëgjohet mes kaosit dhe sherrit që po ndodh në Radhimë. 

IKMT-ja ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e 64 objekteve në bregdetin e Radhimës. Kjo gjë bëhet për rehabilitimin e bregdetit të Vlorë. Por sapo është shembur një objekt kanë nisur përplasjes mes pronarëve dhe inspektorëve.  Sipas IKMT-së, banesat që do të prishen janë pa leje ose kanë mungesë dokumentacioni.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasja e pronareve me ikmt ne vlore prishja e objekteve ne radhime rehabilitimi i bregdetit vlore perplasja e pronareve me ikmt ne vlore prishja e objekteve ne radhime rehabilitimi i bregdetit vlore

Sondazh

Poll