Aktualitet

E veshur sport me syze/ Gruaja e Saimir Tahirit në çdo moment pranë bashkëshortit (FOTO)

30 Shtator 2019, 11:11 Nga DOSJA
E veshur sport me syze/ Gruaja e Saimir Tahirit në çdo moment

Tiranë– Pas vendimit të Gjykatës, e cila e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3.5 vite burg, që i konvertohen me shërbim prove, rezulton që Tahiri u shpall i fajshëm, por nuk do ketë as edhe një ditë heqje lirie. Këtë vendim, ai nuk e priti mirë.

Përshtypjet e para, menjëherë pas vendimit, Tahiri i ndau me gazetarët, por iu premtoi që të nesërmen do të kishte një konferencë për shtyp për të folur më gjatë. Të nesërmen Tahiri u shfaq te Hotel “Rogner” për të dhënë shpjegimet e tij. Por neve na ra në sy bashkëshortja e Tahirit, e cila me një veshje sportive dhe flokë të mbledhura, rrinte në shoqërinë e gazetarëve.

Foto të Saimir Tahirit dhe gruas së tij.

Vihet re një lloj shqetësimi tek ajo, nisur nga gjestet, nga mënyra si e ndjek të shoqin teksa ai flet. Pa dyshim që familja e Tahirit nuk ka qenë aspak rehat këto vite që është hapur proces gjyqësor ndaj tij dhe duket se bashkëshortja e mbështet në çdo hap që ai bën.

Marrë nga Panorama plus 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja e saimir tahirit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin gruaja e saimir tahirit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll