Aktualitet

Grabitën supermarketin me pistoletë zhurmuese, arrestohen tre të rinjtë në Kavajë

30 Shtator 2019, 11:04 Nga DOSJA
Grabitën supermarketin me pistoletë zhurmuese, arrestohen tre të

KAVAJË– Tre adoleshentë kanë rënë në pranga pasi akuzohen të kenë kryer disa vjedhje në qytetin e Kavajës.

Dosja.al mëson se tre adoleshentët, banues në Durrës, kanë hapur me forcë derën e një supermarketi ushqimor në Kavajë dhe kanë vjedhur një shumë parash që kanë gjetur.

Por ata janë arrestuar në ikje e sipër, pasi pronari i dyqanit ushqimor lajmëroi menjëherë policinë. Mësohet se tre të rinjve u janë marrë sërish lekët e vjedhura për t’ja kthyer pronarit të supermarketit.

Gjithashut janë sekuestruar edhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen, mes tyre një pistoletë zhurmuese. Të arrestuarit dyshohet të jenë edhe autorë të dy grabitjeve të tjera të ndodhura në muajin shtator në Kavajë.

Në pranga ranë 

– A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
– A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
– E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë Kavajë

Vjedhin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentojnë të largohen, por falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapen dhe prangosen tre autorët.

Zbardhen dhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga këta shtetas

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor, një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
– A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
– E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre adoleshente ne kavaje grabitje ne kavaje arrestohen tre adoleshente ne kavaje grabitje ne kavaje

Sondazh

Poll