Aktualitet

Plagosen katër të rinj në Laç, u aksidentuan tek Kryqëzimi i Patokut dhe ranë në kanal me makinë

30 Shtator 2019, 10:58 Nga DOSJA
Plagosen katër të rinj në Laç, u aksidentuan tek

LAÇ– Katër të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Laç, në vendin e njohur si Kryqëzimi i Patokut. 

Dosja.al ka mësuar se të rinjtë nga Kurbini, po udhëtonin në një automjet tip “Benz”, në momentin që një tjetër automjet u ka prerë rrugën. Për të shmangur aksidentin ata kanë devijuar nga rruga, por kanë përfunduar në kanal.

Të rinjtë kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Laçit.

Mjeti ku ata udhëtonin është fundosur krejtësisht në ujë, por fatmirësisht të aksidentuarit kanë dalë në kohë nga automjeti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek kryqezimi i patokut aksident tek kryqezimi i patokut

Sondazh

Poll