Policia greke godet trafikantët shqiptarë, 1 ton kanabis brenda shpellës, mega-operacion i DEA-s
30 Shtator 2019, 10:47Nga DOSJA
GREQIA– Nga toka dhe deti autoritetet greke janë duke zhvilluar sot një mega-operacion, ku deri më tani kanë sekuestruar 1 ton kanabis. Operacioni po zhvillohet në veri të ishullit Skopelos, ku dyshohet se ka sasi të mëdha droge.
Mediat greke shkruajnëse në operacion janë agjentë të specializuar për të tilla operacione, përfshirë edhe qentë anti-drogë. Droga ishte e fshehur në një shpellë në ishullin Piperi.
Lënda narkotike e llojit kanabis, ishte e fshehur në disa kuti. Ky operacion, i koordinuar nga DEA dhe Policia greke kërkon të godasë një rrjet të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.
Operacioni i ditës së sotme, lidhet me atë të zhvilluar disa ditë më parë, ku u sekuestruan dy gomone me drogë dhe u prangosën disa persona, mes tyre dy skafistë shqiptarë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Zbardhet projekt- rezoluta e Kuvendit për hapjen e negociatave, e cila do të votohet në seancën e së enjtes. Projekt- rezoluta përmban 10 pika, ku ...
Tiranë- Për kapjen e 137 kg kokainë në portin e Durrësit zyrtarë të DEA-s amerikane kanë qenë ditën djeshme në Tiranë, pasi ka zhvilluar një takim me kreun e Po...
VLORË– Një sherr masiv ka ndodhur në Radhimë pasi pronarë të disa objekteve që janë parashikuar të prishen nga IKMT-ja. Mes ulërimave dhe britmave, pronarë...
Tiranë– Pas vendimit të Gjykatës, e cila e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3.5 vite burg, që i konvertohen me shërbim prove, rezulton që Tahiri u shpall i fa...
KAVAJË– Tre adoleshentë kanë rënë në pranga pasi akuzohen të kenë kryer disa vjedhje në qytetin e Kavajës.Dosja.al mëson se tre adoleshentët, banues ...
Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një makinë tip “Opel”me targa ka aksidentuar rëndë një 65-vjeçar.Ky i fundit, i identifikuar si T...
SARANDË- Nisma “Dhuro një lule për Sarandën” dhe Spiranca Diving Center prej 1 muaji kanë nisur aksionin për pastrimin e nëndetit të Sarandës. Janë disa dh...
VLORË– Banorët e banesave në Radhimë që do të prishen nga IKMT-ja në kuadër të projektit të shëtitores në bregdet janë përplasur me inspektorët. Shumë prej...