Aktualitet

Atentati me 85 plumba breshëri në Nikël, Mareglen Haka do të merrej peng, halla njohu njërin nga autorët (PISTAT)

30 Shtator 2019, 14:10 Nga DOSJA
Atentati me 85 plumba breshëri në Nikël, Mareglen Haka do të

TIRANË- Ndryshon rrjedha e hetimeve për atentatin ndaj Mareglen Hakës, i riu që u plagos pas ngjarjes të 21 shtatorit tek dera e shtëpisë së tij në fshatin Zezë në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Në atentatin ndaj Hakës u vra halla e tij, Shpresa Basha, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët nuk donin që t’a vrisnin të riun, por t’a rrëmbenin.

Është kjo pista më e re që është ngritur nga grupi hetimor, dhe kjo jo pa arsye. Halla e Hakës, Shpresa Basha mendohet se ka njohur një prej grupit që kishte shkuar të rrëmbente nipin e saj, dhe në këtë moment grupi ka nisur të qëllojë me breshëri.

Plot 85 plumba janë qëlluar në drejtim të hallë e nip, duke bërë që Haka të mbetet i plagosur në krah, ndërsa halla u qëllua në të dyja këmbët dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ende nuk dihet arsyeja pse grupi do e rrëmbente Hakën, por motivi kryesor mendohet se është hakmarrja.

Policia ende nuk ka arrestuar autorët, ndërsa të vetmet prova të gjetura deri më tani, janë disa doreza që dyshohet se janë përdorur nga autorët e atentatit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha

Sondazh

Poll