Bota

TRONDITËSE në Tunizi/ Synonin të mbërrinin në Itali, roja bregdetare nxjerr 31 emigrantë afrikanë të vdekur

Emigrantët janë mbytur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali.

24 Prill 2023, 14:47 Nga a.l
TRONDITËSE në Tunizi/ Synonin të mbërrinin në Itali,
Një roje bregdetare kombëtare tuniziane i ndihmon migrantët të zbresin nga një varkë shpëtimi në Jbeniana

ITALI- Roja bregdetare tuniziane ka nxjerrë nga deti 31 trupat e pajetë të emigrantëve afrikanë. Mediat e huaja raportojnë se emigrantët janë mbytur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali.

Roja bregdetare tha se në mesin e trupave të gjetur në brigjet e Sfax, Kerkennah dhe Mahdia ishin trupat e dy grave dhe dy fëmijëve. Numri i anijeve me emigrantë nga Tunizia që drejtohen drejt brigjeve italiane është rritur ndjeshëm kohët e fundit. 

emigrante ne tunizi

Sondazh

Poll