Sport

VIDEO/ “E gjithë Greqia është e neveritur!” Akuza për mashtrim, pushtohet terreni gjatë ‘play-off’-it të Superligës helene…

Dueli mes Olympiakos dhe AEK Athinës solli skena shqetësuese. Disa mbështetës hoqën sediljet dhe i hodhën në fushë.

24 Prill 2023, 11:34 Nga DOSJA

VIDEO/ “E gjithë Greqia është e neveritur!” Akuza

GREQI - Incidentet shpërthyen të dielën në përplasjen mes Olympiakos dhe AEK-ut të Athinës në ditën e 5-të të ‘play-off’-it të Superligës, në kampionatin grek të futbollit. Në bilbilin e fundit të ndeshjes, të humbur nga Olympiakos (1-3), dhjetëra tifozë vendas hynë në lëndinën e stadiumit ‘Georgios Karaïskakis’, duke hedhur bomba tymuese dhe duke rrëmbyer ulëset.

Ata janë shtyrë nga policia, ndërsa lojtarët dhe stafi i AEK-ut të Athinës janë kthyer në dhomat e zhveshjes nën predha. Pak çaste më parë, presidenti i Olympiakos, Evangelos Marinakis kishte zbritur vetë në fushë, duke sulmuar verbalisht arbitrin e ndeshjes.

“Mashtruesit kanë treguar se nuk kanë skrupuj. Ata kanë fërshëllyer një penallti në një fazë ku nuk ka asnjë kontakt. Ata nuk shkuan as në VAR, kur kishte një faull të qartë para golit të AEK-ut. E gjithë Greqia është e neveritur. Mashtruesit e Federatës dhe të qeverisë, në pamundësi për t'u marrë me ta, kanë vrarë futbollin!”,- denoncoi Olimpiakos në një deklaratë për shtyp.

Këto incidente janë pjesë e një konteksti veçanërisht të tensionuar mes aktorëve të futbollit grek. Olympiakos, klubi më i suksesshëm në vend, akuzon Federatën se ka manipuluar kampionatin. Me fitoren e tyre, AEK i Athinës mbetet në krye të kampionatit të barabartë me Panathinaikos, me 72 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll