Sport

Shembulli i keq i djalit të Kluivertit të madh të Holandës, shënoi gol... në vend të “fair-play”!

Shane Kluivert, djali i legjendarit Patrick, shënoi një gol kundër Crystal Palace, i cili ka tërhequr vëmendjen tek ai për një arsye negative.

24 Prill 2023, 10:23 Nga DOSJA
Shembulli i keq i djalit të Kluivertit të madh të Holandës,

SPANJE - U16 e Barcelonës ka rënë në sy për një arsye negative. Më 8 prill, lojtarët katalanas shënuan një gol ndaj Crystal Palace në gjysmëfinalen e MIC.

Në veçanti, kur një lojtar i Barçës u dëmtua dhe u rrëzua në tokë, në fushë hyri njeriu i ekipit mjekësor të skuadrës. Lojtarët kundërshtarë shfrytëzuan rastin të ulen në stol për të pirë pak ujë dhe sapo portieri i Barcelonës kuptoi se nuk kishte lojtarë nga klubi anglez në fushë, ai i kërkoi shokut të tij të skuadrës që të ngrihej shpejt dhe të luante topin. Shane Kluivert - djali i legjendarit Patrick Kluivert - për të shënuar një gol shumë të lehtë - por aspak të ndershëm - duke bërë rezultatin 3-0 (rezultati përfundimtar ishte 4-0).

Theksojmë se katalanasit e fituan turneun duke mundur në finale Espanyolin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll