Sport

Al Ittihad eliminohet nga finalja e Kupës së Mbretit, sot radha e Cristiano Ronaldos

Sot është radha e Al Nassr-it të Cristiano Ronaldos që të përpiqet të kualifikohet në finalen e Kupës së Mbretit, përballë do të ketë Al Wehda.

24 Prill 2023, 08:20 Nga DOSJA
Al Ittihad eliminohet nga finalja e Kupës së Mbretit, sot radha e

ARABIA SAUDITE - Lideri i ligës saudite, Al Ittihad, nuk arriti dje të kualifikohej në finalen e Kupës së Mbretit, pasi humbi (0-1) ndaj Al Hilal në kohën shtesë. 

Një autogol i Hegazy, në minutën e 106-të, shkaktoi eliminimin e skuadrës së drejtuar nga trajneri portugez Nuno Espírito Santo.

Sot do të luhet gjysmëfinalja e tjetër dhe është radha e skuadrës së Al Nassr-it të tentojë të kualifikohet në finale, teksa përballë do të ketë Al Wehda. 

Cristiano Ronaldo, i cili shpëtoi nga ndëshkimi pas gjestit kontrovers në humbjen me Al Hilal, do të ketë mundësinë të tregojë veten ndaj një rivali, të cilit i ka shënuar katër gola në shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll